Doktori shqiptar merr vaksinën anticovid: Janë efikase
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2020, 23:45
Mjeku shqiptar infeksionist Arjet Gega ka bërë vaksinën e Pfizer kundër COVID-19.
Ai ka publikuar online një video nga momenti kur ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër virusit vdekjeprurës.
“Vaksina e Covid19 u bë! Ju lutemi merrni vaksinën tuaj sapo të jetë e disponueshme për ju. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase" shkruan doktori sipër videos ku duket momenti i vaksinimit.