Shkencëtarët nisin studimet
Shkencëtarët në Institutin Kërkimor të Ushtrisë Walter Reed, në ditët në vijim presin të kuptojnë nëse ekziston mundësia që vaksina anti-Covid mos funksionojë kundër mutacionit të ri të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në Angli.
Në një deklaratë të bërë drejtori i Qendrës për Hulumtimin e Sëmundjeve Infektive në Institutin Kërkimor Walter Reed, Nelson Michael tha se shkencëtarët po presin që vaksina të jetë efektive kundër këtij varianti.
Ditën e enjte ekipi i Walter Reed filloi të shqyrtojë sekuencat gjenetike të variantit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, i publikuar në internet nga studiuesit britanikë.
Ata do të bëjnë një analizë kompjuterike si fillim për të kuptuar a duhet të shqetësohemi apo jo.
“Analiza kompjuterike do të na lejojë të vlerësojmë se sa duhet të jemi të shqetësuar”-tha Michael.
Nëse analiza kompjuterike tregon se ekziston ndonjë shqetësim, atëherë do të duhen të bëhen studime në laborator dhe në kafshë për të përcaktuar përfundimisht nëse vaksina aktuale do të funksionojë në këtë variant.