Vaksina Pfizer mund të jetë efektive edhe kundër variantit të ri të COVID-19

Një ditë pas miratimit të vaksinës Pfizer për shtetet Evropiane, shefi i strategjisë biologjike dhe vaksinave nga EMA, është shprehur se edhe përse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht mendohet se vaksina Pfizer është efektive edhe kundër variantit të ri të COVID-19.

“Ka shumë të ngjarë që vaksina të ofrojë mbrojtje edhe kundër këtij varianti të ri. Agjencia nuk kishte ende prova në lidhje me llojin e ri, por vaksina gjeneron antitrupa që mund të neutralizojnë variante të ndryshme me mutacione. Tani për tani, nuk jemi shumë të shqetësuar”, shprehet ai.

Lajmi se Pfizer mund të jetë luftues edhe kundër variantit të ri të koronavirusit, është një lajm tepër shpresëdhënës pasi ky zhvillim i ri ka futur në panik të gjithë botën.

Varianti i ri i COVID-19, është shfaqur për herë të parë në Britaninë e Madhe çka bëri që shumë shtete evropiane të ndërpresin fluturimet me ishullin, mes tyre edhe Shqipëria.