Paralajmërimi: S'ka vaksina anti-Covid për vendet e varfëra deri në 2024
Ndërsa shpërndarja e një numri të vaksinave anti Covid është mirëpritur në të gjithë botën, skema e udhëhequr nga OBSH për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfëra përballet me një rrezik "shumë të lartë" të dështimit.
Këtë e thonë dokumente të siguruara nga Reuters.
Kjo mund të thotë që miliarda njerëz mund të mos kenl qasje në vaksinat anti-Covid deri në fund të vitit 2024.
"Rreziku i një dështimi për të krijuar një lehtësim të suksesshëm Covax është shumë i lartë", thotë një raport i brendshëm për bordin e Gavi, një aleancë e qeverive, kompanive të barnave, organizatave bamirëse dhe organizatave ndërkombëtare që rregullon fushatat globale të vaksinimit.
Promovuesit e skemës thonë se programi po lufton me mungesën e fondeve, rreziqet e furnizimit dhe aranzhimet komplekse kontraktuale të cilat mund ta bëjnë të pamundur arritjen e qëllimeve të tij.
