"Pacientëve me Covid në Shqipëri u janë dhënë antiviralë të shtrenjtë" flet mjekja shqiptare në Gjermani

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja ditën e sotme ka qenë e ftuar mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg. Ajo ka folur mbi situatën aktuale të shkaktuar nga pandemia e Covid-19 në botë kryesisht në Gjermani dhe Shqipëri.

Dollenberg gjatë fjalës së saj u shpreh se mjekët në shqipëri përsa i përket trajtimit të pacientëve të infektuar me Covid kanë bërë gabime duke filluar nga dhënia e antibiotikëve, antivrialëve dhe deri te sasia e madhe e oksigjenit.

Aurora Dollenberg për Ora News: "Mënyrën ndonjëherë dhe pak radikale që ka ndjekur Shqipëria e kam mirëkuptuar sepse  kur mjetet mungojnë të paktën sjellja e qytetarëve dhe izolimi është i nevojshëm , mbase është treguar pak më e rreptë në disa raste. Izolimi prej orën 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit edhe pse nuk ka ndonjë efikasitet të madh mendoj që i ka lodhur pak popullatën.

Pra, ka patur vende ku ka qenë ky rigorozitet ose kjo formë shumë shtypëse pak më shumë seç duhet për popullatën pasi ana psikike ka dhe ajo tolerancat e veta. Gjatë konferencës internacionale që kemi patur kemi vënë re se edhe nga ana e mjekimit ka patur disa gabime si në dhënien e antibiotikëve më të rëndë, në dhënien e antiviralëve të shtrenjtë. Pra, të gjitha këto vëzhgime që kemi bërë me shumë dashamirësi do ti përcjellim jo në formë kritike por që të mësojmë nga gabimet që janë bërë në Shqipëri deri më tani"

Vazhdon të ketë problematika përsa i përket mjekimit së të infektuarëve me Covid në vendin tonë?

"Po. Ndonjëherë qëndrojnë disa lloj strategjish mjekimi që nuk janë zyrtare thjesht qëndrojnë në tip rregulli në poliklinika ose ambulanca.  Që në ditët e para kur pacienti akoma nuk ka patur përkeqësim apo simptoma të mirëfillta janë dhënë antibiotikë të gjeneratës së fundit.

Gjithashtu janë dhënë medikamente të panevojshme dhe shumë të shtrenjta  të cilat mund të zvendësoheshin me paracetamol dhe vitamina.  Pacientëve që nuk dëshironin të shkonin në spital u është dhënë në kushte shtëpiake terapi me oksigjen me një sasi oksigjeni shumë të dëmshme për mushkëritë. Pra nëqoftëse lejohet 1 litër ose 2 litër oksigjen atyre u është dhënë 5 litra deri në 10 litra"