Covid-19 në Kosovë, 8 viktima dhe 345 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit  8 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kanë rezultuar pozitiv me Covid, 345 raste të reja dhe janë shëruar 436 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 48.682 raste nga 171.154 persona të testuar për virusin SARS-CoV-2 dhe 1.248 viktima