Covid 19: Zvicra aprovon përdorimin e vaksinës nga Pfizer/ BioNTech
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2020, 14:35
Rregullatori shëndetësor zviceran Swissmedic ka aprovuar vaksinën e koronavirusit nga Pfizer / BioNTech. Sipas autoriteteve zvicerane, niveli i mbrojtjes është mbi 90% në një javë pas dozës së dytë
Bazuar në të dhënat e disponueshme, agjencia gjeti një nivel relativisht të lartë të efikasitetit në të gjitha grupmoshat që u testuan.
"Siguria e pacientëve është një parakusht thelbësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për autorizimin e vaksinave," tha Drejtori i Swissmedic Raimund Bruhin në një njoftim për media të shtunën.