Shpërthen makineria e oksigjenit, humbin jetën 9 pacientë në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2020, 10:38
Të paktën 9 pacientë humbën jetën mëngjesin e sotëm pas një zjarri në një spital privat në Turqi.
Incidenti ndodhi në provincën Gazintep rreth orës 4:05 të mëngjesit, ku dyshohet se ka shpërthyer një makineri oksigjeni që përdorej për të trajtuar pacientët me Covid-19. Zjarri ra në spitalin SANKO University.
Viktimat ishin të moshave prej 56 deri në 85 vjeç.
Ndërsa 10 të tjerë janë transferuar në spitale të tjera n Turqi.
Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe menjeherë kanë nisur hetimet.
Turqia ka regjistruar deri më tani 1,982,090 raste me Covid-19 dhe 17,610 viktima dhe vendi prej kohësh është futur në shtetrrethim gjatë natës dhe në fundjavë.



