SHBA miraton vaksinën e dytë anticovid

Shtetasit amerikanë do të aksesojnë së shpejti vaksinën e dytë antiCovid-19.

Vaksina e kompanisë Moderna do të jenë vaksina e dytë që merr një miratim për përdorim kundër virusit pandemik.

Lajmi është dhënë nga Stephen Hahn, drejtori i Administratës Amerikane për Ushqimet dhe Barnat.

Ky lajm i mirë vjen vetëm një javë pasi u miratua përdorimi i Pfizer.

Administrata për Ushqimin dhe Barnat dha autorizimin për vaksinën që mbështetet në teknologjinë RNA, e realizuar më pak se një vit nga identifikimi i patogjenit që shkakton COVID-19.

Aktualisht kompania Moderna po punon me autoritetet amerikane që të përgatitet shpërndajra e rreth 5.9 milion dozave në të gjithë vendin duke filluar që nga kjo fundjavë.

Lëvizja vjen një ditë pasi SHBA raportoi 17 milion raste pozitive me Covid-19 dhe një komitet i pavarur këshillues shqyrtoi të dhënat nga provat njerëzore të vaksinës mRNA-1273 të Moderna, duke vendosur që përfitimet e saj të tejkalojnë rreziqet e saj.

Vaksina, sipas një studimi ku u përfshinë 30,000 vullnetarë, dha rezultat në 94% të të të vaksinuarve pa dhënë asnjë efekt anësor.