Trump dhe Melania pozojnë për herë të fundit si President dhe Zonjë e Parë!

Donald Trump u mposht nga Joe Biden në zgjedhjet Presidenciale në SHBA. Mandati i Trump pritet të përfundojë më 20 janar 2021, atëhere kur ai bashkë me Melaninë do të duhet të lenë Shtëpinë e Bardhë.

Këto janë festat e fundit që Melania dhe Donald Trump kalojnë në këtë shtëpi, ndërsa 50-vjeçarja është kujdesur të dekorojë për herë të fundit ambientin me rastin e festave.

Së fundmi ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram foton e fundit zyrtare festive si Zonja e Parë, së bashku me Trump-in President.

Të veshur njësoj Trump dhe Melania pozojnë krah njëri-tjetrit.