A i kreh flokët Boris Johnson? Reporteri i BBC kap ngushtë kryeministrin britanik me pyetjen e mamasë

Një reporter i BBC pasi mbaroi intervistën  me kryeministrin Boris Johnson I bëri një pyetje të cilën ia kishte kërkuar mamaja e tij personalisht.

Përse nuk i kreh kurrë flokët? Madje as kur i drejtohesh popullit apo përfaqëson atë në arenën ndërkombëtare, nuk i kreh flokët..

Përgjigjja e kryeministrit të Britanisë ishte:  E bëj. I kërkoj ndjesë. Bëj më të mirën për ta. Të garantoj që I kreh flokët. Madje kam dhe një krehër në zyrë.  

Megjithatë  dërgoji urimet më të mira mamasë tënde për krishtlindje dhe i kërkoj ndjesë për flokët e mi, por kështu I kam.