Pompeo akuzon Rusinë për sulmet kibernetike ndaj agjencive qeveritare amerikane

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka akuzuar Rusinë si shteti që qëndron pas sulmeve ndaj disa agjencive qeveritare amerikane që gjithashtu kishin në shënjestër disa caqe komerciale në mbarë botën.

Ai u shpreh se ka patur përpjekje të madhe për të përdorur pjesë të souftwer-it të palës së tretë për të ndërhyrë në sistemet e qeverisë amerikane dhe se fare mirë sipas tij janë rusët e përfshirë në këto aktivitete.

Deri më tani, administrata amerikane nuk kishte thënë se kush qëndronte prapa sulmit kibernetik dhe Presidenti amerikan, Donald Trump ende nuk ka folur publikisht për këtë gjë.

Kompania Microsoft e cila u godit nga ky sulm tha se është njoftuar nga më shumë se 40 konsumatorë që sipas ekspertëve mund të lejojnë sulmuesit që të kenë qasje në informacione të ndjeshme të qeverisë dhe në rrjete që operojnë infrastrukturë të tillë, siç është energjia elektrike.

Kompanitë e tjera të tjera të prekura nga ky sulm kibernetik janë në Belgjikë, Britani, Kanada, Izrael, Meksikë, Spanjë dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë ambasada ruse në SHBA ka mohuar çdo përfshirje dhe përmes një deklarate për medien tha se Rusia “nuk kryen operacione sulmuese në fushën kibernetike”.