Belgjika dhe Holanda ndalojnë fluturimet nga Britania për shkak të variantit të ri të Covid 19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2020, 13:32
Një numër vendesh evropiane kanë ndaluar ose po konsiderojnë të ndalojnë udhëtimet nga Britania për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit.
Holanda dhe Belgjika kanë pezulluar fluturimet. Trenat për në Belgjikë gjithashtu janë ndaluar, raporton BBC
Gjermania po konsideron veprim të ngjashëm. Zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk ka asnjë provë që tregon se varianti i ri është më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po tregon të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.