Çuçi merr detyrën e Ministrit të Brendshëm nga Lleshaj, në ceremoni edhe Rama me Ardi Veliun

Ky është momenti kur Bledi Çuçi mbërrin në Ministrinë e Brendshme për të marrë zyrtarisht detyrën në krye të këtij intitucioni.

Në derën e Ministrisë ai u prit nga Sandër Lleshaj, i cili i dorezoi stafeten.

Pasi diskutuan kokë më kokë për disa minuta Çuçi dhe Lleshaj pritën edhe kryeministrin Rama në Ministri për prezantimin.

"Kalimi i stafetës në krye të dikasterit qendror të punëve të brendshme, ku kemi shënuar shumë arritje, po ku edhe më shumë ka për të bërë.Ministri Sandër Lleshaj, meriton mirënjohjen e respektin tonë për përkushtimin, profesionalizmin e qytetarinë në kryerjen e detyrës, padyshim edhe për dorëheqjen e tij shembullore, ndërsa ministri Bledi Çuçi meriton besimin e mbështetjen tonë, për ta çuar më tej punën e mirë që vazhdon Ministria e Brendshme - Prezantimi i ministrit të ri të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Sandër Lleshaj" shkruante Rama në facebook.

Në prezantimin e Çuçit ishte dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe komandanti i Gardës së Republikës, Gramos Sako.

Bledi Çuçi u propozua për Ministër të Brendshëm nga kryeministri Rama pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj për shkak të vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë dhe protestave që pasuan më pas.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi dekretin e presidentit për emërimin e Çuçit si Ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomit si Ministre e Bujqësisë, duke zëvendësuar në këtë detyrë Bledi Çuçin.

Vendi Lajme bledi cuci sander lleshaj Politikë Lajmi i fundit

EMISIONET