Sallabanda: Nuk është arritur imuniteti i tufës, vaksina nuk zgjidh të gjitha problemet

I ftuar në Ora News, mjeku Kita Sallabanda u shpreh se nuk ka një kurë kundër koronavirusit, por tashmë është provuar se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet përdorur.

Ai tha se antibiotikët nuk duhen përdorur qysh në javën e parë, por kur kemi infeksion pulmonar sepse humbasin funksionin e luftimit të infeksionit të fazën e dytë.

Sallabanda: Antibiotikët nuk duhen përdorur qysh në javën e parë, por kur kemi infeksion pulmonar sepse humbasin funksionin e luftimit të infeksionit të fazën e dytë. Kortizonikët kemi mësuar që t'i përdorim në një fazë të acaruar të sëmundjes. Kemi mësuar se duhet të përdorim shumë hollues gjaku, sepse kemi pasur shumë të sëmurë që kanë pasur tromboza. Nuk kemi një skemë të saktë, por kemi mësuar ato që duhet dhe nuk duhet të përdorim.

Të gjitha shtetet kanë probleme, sot Gjermania ka pasur mbi 900 të vdekur. Të gjithë bëjnë gabime, por po t'i krahasojmë shifrat e vendeve të tjera të Evropës me Shqipërinë jemi aty-aty. Testet e shpejta ndihmojnë në identifikim, ajo që ndihmon në gjurmim është tamponi, që do rreth 24 orë, ndërsa në Shqipëri do disa ditë. Testi që na ndihmon për gjurmim dhe për izolim është tamponi tradicional.

Sallabanda shtoi se a kaluar një vit dhe nuk ka një imunitet të kolektivit dhe theksoi se vaksina nuk zgjidh gjithë problemet.

Sallabanda: Ka kaluar një vit dhe nuk kemi arritur imunitetin e kolektivit. Në Spanjë janë infektuar rreth 10% e popullsisë, prandaj vaksinë është elementi i vetëm për t'u mbrojtur. Po ashtu, duhet të kalojnë 2-3 vite për të parë rezultatet e vaksinave. Këto janë vaksina të bëra në një kohë shumë të shpejtë, por vaksina duhet bërë, sepse është e keqja më e vogël momentalisht. Vaksina nuk zgjidh gjithë problemet. Duhen bërë 2 vaksina. Por përpos vaksinës duhet të marrim edhe masat e tjera. Vaksina e parë është shumë efikase te moshat e mëdha sipas studimeve. Për moshën e tretë është një element i domosdoshëm. Me të dhënat që kemi vaksina nuk e ndalon zinxhinin e infeksioneve. Shkencëtarët thonë se ekziston një rrezik se të sëmurët që janë të vaksinuar, mund ta shpërndarë virusin.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Andi Kurti