"Poem Blu", Ledri sapo na prezantoi me portretin më të ëmbël të vogëlushes së tij!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2020, 17:38
Vetëm dy ditë më parë Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë.
Këtë lajm ka qenë vetë reperi i cili e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram.
Përsëri është Ledri ai i cili na prezanton me vogëlushen e tij dhe emrin me të cilën e kanë pagëzuar.
Në foton e postuar nga vetë ai shihet Poem Blu duke shtrënguar gishtin e babit.
"Poem Blu”, ka shkruar Ledri përkrah imazhit më të bukur të së voglës së tij.
