"7 vjet shokë shkolle", Maliqi këshillë Ardi Veliut: Moralisht je i rënë, dorëhiqu!
Gjatë intervistës së tij për RTV Ora dhe gazetaren Beti Njuma, deputeti Lefter Maliqi ka dhënë për herë të parë detaje mbi marrëdhënien e tij personale me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
Teksa po komentonte vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe protestat qytetare që kërkojnë dorëheqjen e Veiut, Maliqi kishte një këshillë për këtë të fundit.
Sipas Maliqit, të dy kishin qenë shokë klase për 7 vjet, ndërsa më pas e ka patur vartësin e tij teksa drejtonte komisariatin e Tepelenës.
Lefter Maliqi: “Unë jam që drejtuesit në Policinë e Shtetit nuk duhet të jenë ekstremist militant. Ti them Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shokut tim që 14 vjeç. Ka qenë 7 vjet në një klasë dhe ka qenë edhe vartësi im në Tepelenë duke qenë shef poste në Memaliaj dhe unë shef në Tepelenë, moralisht është i rënë dhe duhet të japë dorëheqjen. Le të vazhdojë karrierën e tij në segmente të tjera”.
Lexo edhe:
Maliqi: Largimi i Lleshajt nuk është fitore. Ishte ministër kukull që s’e pyeste askush
/a.r,OraNews