"Ti je spiuni këtu", Koeman ia plas në sy futbollistit të Barcelonës
Nuk ka qetësi te Barcelona, Përveç krizës së rezultateve, zgjedhjeve për presidentin e ri dhe të ardhmes në dyshim të Lionel Messi, në shtëpinë blaugrana lind një tjetër problem.
Tekniku Ronald Koeman ka akuzuar në mënyrë të hapur mesfushorin e Barcelonës, Riqui Puig.
Holandezi ia ka thënë diçka të tillë përpara gjithë skuadrës dhe kjo gjë ka ndodhur përpara fillimit të sezonit, ekzaktësisht në trofeun “Joan Gamper”.
Përpara fillimit të ndeshjes, Koeman i drejtohet futbollistit me fjalët: “Ti je spiuni këtu”.
Kjo gjë befasoi futbollistët e tjerë, ndërsa trajneri e kishte takuar vetëm për vetëm mesfushorin duke e këshilluar të largohej nga Barcelona.
Disa futbollistë përkrahën trajnerin, ndërsa të tjerë menduan se nuk ishte kjo mënyra e duhur për t’ia thënë diçka të tillë.
REAGIMI – Gazetarët e kanë pyetur trajnerin për raportin që ka me Riki Puxhin dhe ai tregon se mund ta kishte aktivizuar.
“Riqui po bënte nxehmje kur ndeshja ishte barazim, por pastaj shënuam dhe ndryshova mendje”, tha fillimisht trajneri.
Ai foli për fitoren dhe ecurinë e skuadrës.
“Në pjesën e dytë luajtëm mirë dhe dominuam kundërshtarin. Donim të luanim në thellësi. Ata nuk na sulmuan më, ndërsa në pjesën e parë kishim probleme. Messi? Duhet të kujtoni që atë e markojnë shumë ashpër dhe nuk i lënë mundësi që të bëjë gjërat që do. Megjithatë, tregoi se është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, tha Ronald Koeman.
