"Kam vrarë një njeri! Ndjesë të madhe familjes Rasha" I penduar dhe kokëulur del në gjykatë polici që vrau Klodianin

I penduar dhe me kokë ulur, efektivi i policisë që kreu vrasjen e Klodian Rashës, Nevaldo Hajdaraj i kërkoi gjykatës të vendosë ajo se çfarë do të bëhet me të.

“Kam vrarë një njeri. Nuk kam asnjë të drejtë të kërkoj mbrojtje” mësohet të ketë thënë efektivi i policisë para gjykatës ku doli për vlerësimin e masës së sigurisë.

Pendesa e tij u pasqyrua dhe në vendimin e gjyqtares Shefkie Demiraj.

"Vetë personi nën hetim Nevaldo Hajdaraj shprehet shumë I penduar gjatë seancës gjyqësore dhe ndërkohë dëshironte që familjarët e viktimës të ishin present me qëllim që tu kërkonte një ndjesë publike gjatë seancës gjyqësore."

Prokuroria kërkoi në gjykatë masën e arrestit me burg për akuzën “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes” . Kjo akuzë rrezikon dënimin deri në 7 vjet burg.

Ndërkohë prokurori është në pritje të ekspertizës së armëve. Ndërkohë si provë u paraqit ekspertiza e trupit të viktimës i cili kishte vetëm një plumb.

Është gjetur dhe një gëzhojë në vendin ku ndodhi ngjarja. Kjo gëzhojë ka qenë në qepenin e një dyqani, dhe ekspertiza do të përcaktojë se nga cila armë është qëlluar kjo gëzhojë.

Lexo dhe: “Bërtiti eci pak metra dhe u rrëzua në tokë…” Ora News zbardh dëshminë e policit: “Si qëllova dy herë ndaj Klodianit

“Armëëë”.. kolegu tregon si u përlesh polici me Klodianin më pas… dy të shtëna…” Ja dëshmia