Kreu i SHÇBA të hetojë urgjentisht dhunën e ushtruar në Komisariat" thirrja e RTV Ora e Ora News dhe e shoqatave të gazetarëve


Gazetarë dhe institucione mediatike janë solidarizuar dhe e quajnë të papranueshme dhunën dhe shoqërimin e gazetarit Xhoi Malësia në polici mbrëmjen e djeshme ndërsa po transmetonte live momentin kur policia shoqëronte disa persona.

Ata i kërkojnë kreut të SHÇBA, Rrumbullaku të hetojë ngjarjen.

Në solidaritet ishin disa shoqata si AEJ, Unioni  i Gazetarëve Shqiptarë, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Edhe Stafi i RTV Ora dhe Ora News dënon çdo lloj forme të dhunës të ushtruar ndaj çdo protestuesi që ka respektuar të drejtat ligjore.

Stafi i RTV Ora dhe Ora News dënon aktin e efektivëve të Policisë për ndalimin e gazetarit Xhoi Malësia, i cili ishte në transmetim të drejtpërdrejtë në momentin e shoqërimit nga efektivë të Policisë

Dënohet gjithashtu edhe dhuna e ushtruar në ambientet e Komisariatit ndaj kolegut Malësia apo të shoqëruarve të tjerë.

Stafi i RTV Ora dhe Ora News i bën thirrje urgjente kreut të SHÇBA për të hetuar urgjentisht dhunën e ushtruar në Komisariat.

“ Kreu i SHÇBA, Rrumbullaku ka për detyrë të sqarojë situatën për dhunën e ushtruar ndaj medias dhe rezultati i hetimit për dhunën të jetë deciziv që forma të tilla të mos përsëriten" thuhet në deklaratë.

https://youtu.be/E5U16zw5I44