Burg pa afat për 57-vjeçarin që abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për 57-vjeçarin Ajet Dume, i cili abuzoi seksualisht për dy vite me 10-vjeçaren nga Kuçova.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 3 vitesh.

Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me një 10-vjeçare në qytetin e Kuçovës, ngjarje që tronditi sot mbarë opinionin publik, e ka zanafillën 2vite më parë.

Në vitin 2018, kur vajza A.D ishte në klasën e tretë dhe vetëm 8-vjeçe, filloi edhe kalvari i gjatë i abuzimit me të.

Vetë vajza, duke treguar ngjarjen rrëfen se, një ditë kur ishte kthyer nga shkolla e gjen 57-vjeçarin Ajet Dume të dehur, ai e merr në dhomën e tij dhe abuzon seksualisht me të.

Pas kësaj i moshuari i kishte thënë se kjo ishte një gjë normale që kryenin të rriturit me fëmijët. Vajza pohon se, fillimisht ajo nuk dinte se çfarë ishte veprimi që kishte kryer 57-vjeçari me të, por kur e kishte kuptuar i kishte thënë të mos e prekte më, pasi në të kundërt do tu tregonte prindërve.

Në këto momente, 57-vjeçari rrëfen vajza e ka kërcënuar më sëpatë, duke i thënë se po të tregonte do të vriste jo vetëm vajzën për edhe familjen e saj, ndërkohë që abuzimi seksual ka vijuar për 2 vite rresht.

Nëna e vajzës tregon se vajza vetëm sot i ka treguar se çfarë kishte ndodhur me të për 2 vite me radhë. Pas këtij rrëfimi, nëna tregon se u tmerua dhe ka shkuar menjëherë bashkë me vajzën në polici për të denoncuar abuzuesin.