"Bre coftina kalbe mbi dhè, der kur ju, tu tallë me ne"/ Si do ti përgjigjej At Fisha dorëheqjes së komanduar

Ish-deputeti Kastriot Islami teksa komenton dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj e quan këtë akt të komanduar.

Për të ilustruar idenë e tij, Islami publikon disa vargje nga At Gjergj Fishta.

Postimi i plotë:

Ja sesi do ti pergjigjej At Fishta doreheqjes se komanduar dhe me tej gjoja te pranuar:

Ju rrugaça sallahana,

vagabonda shakllabana,

rricna t’ndyet, mikrobe të kqij

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè

der kur ju, tu tallë me ne,

do t’na qelbi fis e atdhè?

Sandër Lleshaj dha dorëheqjen mbrëmjen e djeshme pas protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.