BOOM - Veliaj lë në degradim rrugët, banorët: Jemi ankuar, nuk vjen njeri, vetëm show
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në vitin 2015 u dha lajmin e mirë qytetareve se do të ndërmerrte një plan emergjent për të rregulluar rrugët e degraduara ne kryeqytet.
Kane kaluar 5 vite dhe në shpresojmë që infrastruktura rrugore në kryeqytet të jetë përmirësuar.
Gazetarja e BOOM ka dale në terren për të bërë një vëzhgim.
Veliaj: Kemi ndërhyrje emergjente për rehabilitimin e gjithë rrugëve te degraduara.
Ndërkohë, rruga “Kolë Popa”, në gjendje te mjerueshme.
"Nuk vijnë ta shohin ndonjëherë."
"I lutemi kryetarit ta rregulloje rrugën, si gjithë rrugët e tjera ne Tirane."
"Kemi bere ankesa, por nuk vijnë ta rregullojnë."
"Dritat na i presin, ujin po ashtu, numrin e llogarisë e bllokojnë nëse nuk paguajmë taksat, por rrugët nuk i rregullojnë."
"Te dale te na shohë njëherë, jo vetëm për votën."
"Na prishen makinat…Unë kam biznesin aty dhe nuk kam klientë vetëm sepse është rruga e prishur.
"Kur te vije puna e votave, mos te vijnë këtu."
5 vite me pas kërkesa e banoreve ndaj kryetarit te bashkisë Tirane është e njëjta: duam rruge te shtruara.
Edhe pse kane bere ankesa, zëri i qytetareve nuk është dëgjuar."
Edhe rruga “Rexhep Shala”, ne gjendje te degraduar."
"Ka 8-9 vite qe nuk është rregulluar, qe kur janë bere pallatet."
"Vine vetëm për votat."
"Po pse, po i drejtuam ne thirrje, ti mendon se do ta rregulloje ai?"
"Tani ne kohe shiu, na prishen dhe makinat me këto rrugë."
"Te paktën te kemi dhe ne rruge për të kaluar."
Kalimi i rruges ne kohe shiu është mision i pamundur për qytetarët.
Situata te rruga “Joklin Persi”.
"25 vjet kam këtu, po kështu është."
"Shih e shkruaj është këtu, për këmbësoret njëherë është shume problem."
"Siç del e Ben reklamë në Ndroq, Vaqarr, te vije dhe këtu 3 km larg Tiranes, pastaj t’i shohë te tjerat."
"E parkojmë makinën larg, vetëm se nuk futemi dot deri këtu."
" Te rregulloje rrugën, se këtu nuk vjen dot pastaj."
"Ne dite shiu, bëhemi pis e njomemi, por s’ka ardhur ta shohë njeri."
Qytetaret kërkojnë qe Kryetari i bashkisë te mos beje shoë mediatik por te mbaje premtimet e dhëna.
Pamjet e transmetuara tregojnë se premtimet kane mbetur premtime ndërkohë qe qytetaret e tiranes duhet te bashkëjetojnë me balten.
