Një tjetër rekord në SHBA, 3 mijë viktima nga Covid në 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2020, 07:44
Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan dje mbi 3 mijë viktima si pasojë e Covid-19 dhe mbi 220 mijë infektime të reja, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins, raporton Ora News.
Autoritetet shëndetësore amerikane presin shtim të rasteve pas udhëtimeve të shumta gjatë Ditës së Falenderimeve dhe mosdëgjimit të apelit për të qëndruar në shtëpi.
Kalifornia ka regjistruar një tjetër shifër rekord me 30000 raste të reja në 24 orë.
SHBA janë vendi më i goditur nga pandemia në botë me 15,820,042 infektime dhe gati 296,698 viktima.
/a.r, OraNews