Për 10 vite radhazi, Merkel gruaja më e fuqishme në botë
Për të dhjetin vit me radhë, kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësohet si një nga gratë më të fuqishme në botë.
Vlerësimi ka ardhur nga revista amerikane “Forbes” e cila publikoi listën e 100 grave më me ndikim në glob për vitin 2020.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel kryeson listën e 100 grave më të fuqishme në botë për vitin 2020, të publikuar nga revista amerikane “Forbes”. Ky është viti i 10 që Merkel vlerësohet si udhëheqësja më me ndikim në të gjithë globin.
Publikimi vjen në një moment kur ndikimi ekonomik dhe shoqëror i pandemisë së koronavirusit ka prekur në mënyrë jo proporcionale grate, theksohet në vlerësim.
“Lideret e listës së 100 grave më të pushtetshme në botë luajnë rol tejet të rëndësishëm në mënyrën se si do duket bota pas pandemisë. Fuqia e tyre kalon përtej fushave ekonomike dhe politike, për të transformuar industrinë dhe për të zgjidhur çështjet më urgjente shoqërore.
Fuqia e tyre për të na çuar përpara, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme”, nënvizohet në deklaratën e revistës Forbes.
Zonja e hekurt pasohet nga presidentja e BankësQendrore Evropiane, Christine Lagarde, e ndjekur nga nën-presidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe filantropja amerikane, Melinda Gates.
Të tjera gra të pushtetshme, të renditura në dhjetëshen e listës janë edhe Mary Barra, Nancy Pelosi, Ana Patricia Bioton, Abigail Johnson dhe Gail Bourdreaux.