"Haram rroba që ka mbajtur veshur një dorë krimineli", çfarë deklaroi babai i Stresit para protestës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 22:33
Reperi Stresi ishte nga protagonistët kryesorë në protestën e sotme për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Pjesëmarrjen e tij në protestë së bashku me thirrjen për t'iu bashkuar edhe të tjerë ai e pati publikuar edhe në facebook ndërsa udhëtonte në mjet me të atin.
Një koment pati edhe babai i tij Sali Lushaj duke dënuar me forcë veprimin e policit.
"Sot do të mblidhemi të protestojmë në mënyrë paqësore për vrasjen e një të riu të pafajshëm nga një dorë kriminale, një polici që nuk përfaqëson policinë e shtetit por përfaqëson diktaturën, duhet të jetë biri i ndonjë krimninel që ka vënë dorën mbi një të ri 25 vjeçar."
LEXO EDHE
“Edhe unë jam Klodiani”, Stresi në krye të protestës: S’i trembemi Lleshajt dhe as atij të gjatit