Bilanci i protestës: 8 policë të plagosur e 2 protestues. Një efektiv rrezikon humbjen e syrit
Tetë punonjës të policisë mbetën të plagosur në protestat te Ministria e Brendshme dhe Kryeministria për vrasjen e të riut Klodian Rasha pasditen e 9 dhjetorit 2020.
Ministria e Shëndetësisë informon se Urgjenca Kombëtare në vendngjarje, ka dërguar në spitale 10 të lënduar në protestën e dhunshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Tetë punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar në spitalet universitare të Tiranës, ku njëri prej punonjësve të rendit ka dëmtime serioze.
"Në spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjës të policisë dhe 2 protestues në gjëndje të stabilizuar."
"Ndërsa në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po trajtohet një punonjës i policisë, gjendja e të cilit, sipas mjekëve, është serioze, pasi rrezikon humbjen e njërit sy dhe pritet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale." informoi ministria e Shëndetësisë mbrëmjen e sotme.
LEXO EDHE: Ministria e Shëndetësisë: Nga protesta u lënduan 8 policisë dhe 2 qytetarë, ja gjendja e tyre