Beqiri: Policia e shtetit tani ka frikë që ta ndjekë krimin dhe kriminelin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 22:35
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, Idajet Beqiri, avokat, u shpreh se policia e shteti tani ka frikë që ta ndjekë krimin dhe kriminelin.
Ai shtoi se nuk kishte pse të futeshin elementë politikë në një protestë qytetare.
Beqiri: Përdorimi është në dy aspekte. Policia e shtetit tani ka frikë që ta ndjekë krimin dhe kriminelin. Kur protesta është qytetare dhe brenda në këtë protestë futen elementë që e shkatërrojnë policin me gurë dhe thyejnë dyert e pemë Krishtlindjeje, është njëlloj sikur të shembësh një kishë.