Situata me pandeminë, Qeveria e Kosovës njofton mbledhjen urgjente

Qeveria e Kosovës mban ditën e nesërme mbledhjen e saj të rradhës.

Përmes një njoftim për media, Zyra për Komunikim e kryeministrisë ka bërë të ditur se mbledhja nis në ora 08:30.

Nuk është bërë e ditur axhenda e kësaj mbledhje, as pikat e diskutimit por pritet që në mbledhje të diskutohet lidhur me ndonjë vendim për shtimin ose lehtësimin e masave në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ditën e sotme, Kosova njoftoi për 19 viktima dhe 468 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit.

Nga nisja e pandemisë, Kosova regjistron 42.805 raste infektimesh nga të cilat 13,195 ende aktive si dhe 1.106 viktima.

Lexo edhe:

Rriten shifrat në Kosovë/ 19 viktimaa dhe 468 raste të reja me Covid në 24 orë