Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset drejtuesi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 07:58
Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Korçë - Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime por raportohet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se për shkak të tronditjes, ka qenë e vështirë nxjerrja e tij nga mjeti.
Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
e.p/oranews