Qirinj për 25 vjeçarin e vrarë nga policia, protestë e heshtur në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2020, 22:44
Përfaqësues të shoqërisë civile, drejtues institucionesh dhe të rinj të forumeve politike në Shkodër zhvilluan në orët e vona të mbrëmjes së sotme një protestë paqësore për të dënuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Ndërsa shiu nuk ndalonte, ata marshuan përgjatë pedonales në heshtje me qirinj në duar.
Ndalesa ishte hyrja e institucionit të prefekturës së Shkodrës ku vendosën edhe qirinjtë.