Tempora - Vëzhgimi në spitalet Covid, qytetarët kërkojnë të marrin familjarët

Qytetarë që presin me orë të tëra për një përgjigje për gjendjen e të afërmve të tyre, qytetarë që dërgojnë qese me ushqime për të afërmit e tyre në spitale, qytetarë që duan të marrin në shtëpi familjarët e tyre.

 Kjo ishte panorama në hapësirën e jashtme në 3 spitalet Covid në Tiranë.

Duam të marrim një koment për gjendjen e të afërmeve të tyre. Hezitojnë, refuzojnë, madje shpesh has edhe në nervozizëm, shumë i kuptueshëm për shkak të situatës që po kalojnë.

Burra që sytë i kanë me lot has shumë pranë spitaleve. Ka të shtruar babanë prej 5 ditësh në spital po kërkon që ta marrë pasi ata jetojnë në Itali. Duan që të ikin dhe ta kurojnë atje.

Një nënë ka vajzën të shtruar në spitalin Covid 2 Shefqet Ndroqi. Gjendja e vajzës së saj është mjaft e rëndë.

"Doktori më la pa mend. Më tha vajza juaj është në gjëndje shumë kritike. Nuk kemi çfarë ti bëjmë. Aman sa lekë kushton vetëm ma shëroni. U thashë jap unë lekë vetëm të shërohet. U thashë ta çoja në Turqi por doktori më tha jo, se gjëndja është shumë e rëndë.

Familje të tëra janë prekur nga virusi Covid, ndërsa një pjesë janë detyruar që të shtrohen në spital, pjesa tjetër po e kalon në shtëpi.

Por ajo që vumë re gjatë këtyre orëve të vëzhgimit tonë ishte numri më i ulët i autoambulancave që i drejtoheshin spitaleve Covid.

A ka më pak të prekur që kërkojnë shërbim të specializuar apo sot spitalet nuk mund të presin shumë pacientë këtë nuk mund ta themi me siguri.

https://youtu.be/7jy7rNzYHeY