Paloka: Rama nuk e do Gjykatën Kushtetuese, ka marrë gjyqtarë në telefon për t'u bërë presion

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, u shpreh se një njeri nuk e do Gjykatën Kushtetuese është Edi Rama.

Edi Paloka: Një njeri nuk e do Gjykatën Kushtetuese. Deri në këtë pikë e solli Edi Rama. Gjykata Kushtetuese nuk ngrihet para 25 prillit. Ka vetëm një njëri që e mban peng.

Sikurse ka gjetur justifikime për dy vjet, ashtu do të ndodhë edhe tani me këtë Gjykatë. Rama i merr vetë në telefon këdo që i duhet për t'i bërë presion. Mori një gjyqtar në punë dhe i tha të pres këmbët, e ka pranuar vetë.

I bën këto për qëllimet e veta personale, që t'i përdori. Nuk do të vihet në funksion deri para zgjedhjeve të 25 prillit, ku do të jemi.

https://youtu.be/7jy7rNzYHeY