Tërmet me magnitudë 4.1, ja qytetet ku u ndjenë lëkundjet

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vend.

Magnituda e tërmetit raportohet 4.1  e shkallës Rihter ndërsa thellësia 11 km.

Epiqendra e tërmetit sipas IGJEUM ka qenë 2 km në veri të Ishmit në Durrës.

Lëkundjet veç Durrësit janë ndjerë në Tiranë, Lezhë e Laç.

Veç frikës, nga tërmeti nuk ka dëme materiale.