Komisioni hetimor i PS-së, Haradinaj i zhgënyer: Fatkeqësia e Kosovës po përdoret për luftën të brendshme elektorale
Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk la pa kritikuar ngritjen e komisionit hetimor për burgjet e UÇK-së nga maxhoranca.
Në një intervistë ekskluzive për Ora News, Haradinaj tha se fatkeqësia dhe vështirësitë e Kosovës po përdoren për luftë të brendshme politike në Shqipëri
Ora Neës: Në Shqipëri kanë marrë inisiativën e ngritjes të një komisioni hetimor përsa i përket krimeve të luftës dhe impikimit të Shqipërisë, subjekt i kësaj çështje është bërë kreu i opozitës zoti Basha. Si e vlerësoni ju gjithë këtë inisiativë?
Ramush Haradinaj: Këto janë mrekullitë shqiptare që ndodhin në kohë kritike dhe krijojnë më shumë pengesa për veten. Nuk mendoj se është koha që luftat e brendshme politike elektorale të përfshihen edhe fatkeqësitë ose vështirësitë e Kosovës. Ne jemi në një situatë të vështirë si Kosovë, dhe kemi nevojë dhe kishim pritur që krerët politik të Shqipërisë të ftojnë njëri tjetrin në një takim dhe të ulen bashkë dhe të japin një premtim që do ta përkrahin Kosovën të bashkuar. Një përçarje e tillë dhe një luftë e brendshme na dobëson më shumë.