Kim: SPAK po jep rezultate falë Ligjit Anti-Mafia

"SPAK po jep rezultate të mira".

E këtij mendimi është ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Diplomatja amerikane teksa përmend ligjin anti-mafia si rruga e duhur e SPAK për të goditur korrupsionin, garanton se Shtetet e Bashkuara vijojnë të mbështesin reformën në drejtësi.

SPAK po jep rezultate me anë të ligjit Anti-Mafia. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”, shkruan Kim në postimin e saj, ndërsa shpërndan edhe një njoftim të Prokurorisë së Posaçme anti-Korrupsion.