"Covidi na ka shkatërruar" bizneset e vogla i ankohen Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në një fasoneri në Lezhë. Gjatë bisedës me administratoren Brunilda Shytaj, Basha u njoh me situatën e vështirë të këtij biznesi, që për shkak të krizës ka reduktuar numrin e punonjësve, pasi e ka të pamundur të paguajë pagat e tyre.

"COVID-i na ka shkatërruar psikologjikisht, ekonomikisht, gjithsecilin në çdo anë. Punonjëset pa punë, familjare të gjitha. Mbështetje nuk kemi. Kemi ardhur nga emigrimi për një jetë më të mirë, problemi qëndron që duhet të rikthehemi prapë në janar. S’kemi ç’të bëjmë për fat të keq! Këto janë kushtet që ofron vendi ynë për momentin. Ishin 40 në Mars dhe arritëm këtu” tha Shytaj.

Më pas kryetari i opozitës u takua me biznese të vogla, të cilat ju anakuan atij për situatën e vështirë që po kalojnë për shak të pandemisë. Bizneset thonë se janw në kufijtë e mbijetesës për shkak të rënies së fuqisë blerëse dhe taksave të larta.

Lulzim Basha,  tha se biznesi në këtë situatë duhej të kishte mbeshtetje, por sic u shpreh ai qeveri vijon me taksa të mëdha dhe gjoba.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përsëriti planin me 5 pika, ndërsa tha se çdo sipërmarrës  do të merrte 200 mijë lekë të vjetra për çdo punonjës që rikthen në punë. Gjithashtu Basha tha se plani parashikonte edhe akses në kredi me garanci nga shteti.

Sa i përket biznesit të vogël, Basha tha se çdo sipërmarrje do të përfitonte 1000 euro.