Debat për fondet e partive, Gjuzi: Po u jepni para atyre që braktisën Kuvendin! Ruçi: Ka një ligj për këtë
Seanca e sotme plenare, nisi me debate për zgjedhjet e 25 prillit. Shkak u bë shqetësimi i ngritur nga deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi për financimin e partive.
Teksa mori fjalën për procedurë, Gjuzi kundërshtoi faktin që partitë e opozitës që braktisën Kuvendin të trajtohen me financimin nga buxheti i shtetit.
Gjuzi: Partitë e 'breglanës' që braktisën parlamentin, KQZ i trajton ato me ndihmë financiare, parti që braktisën kuvendin, që kërkuan të futen me forcë në kuvend por falë opozitës së përgjegjshme këtu kuvendi vijoi punimet.
Në përgjigje, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se në lidhje me financimin e partive ka një ligj.
Ruçi: Për financimin e partive ka ligj, pavarësisht janë apo nuk janë në parlament financimi në zgjedhjet pasardhëse bëhet për ato subjekte që kanë marrë pjesë në zgjedhjet paraardhëse, nuk ka asnjë shkelje në këtë drejtim.