“Me biçikletë në autostradë, apo në timon pa ditur kodin” Ja pse ndodhin aksidentet
Nga dita në ditë del gjithnjë e më në pah mungesa e edukatës rrugore e shqiptarëve për lëvizjen në rrugë me makinë apo biçikletë.
Çdo ditë e më shumë, veç aksidenteve rrugore që kanë të bëjnë me përplasje makinash po shtohen dhe aksidentet rrugore ku përfshihen dhe drejtues të biçikletave.
Në një intervistë për Ora News, eksperti rrugor Gëzim Hoxha analizon fenomenin.
Gëzim Hoxha për Ora News: Një fenomen që është shtuar janë aksidentet rrugore me biçikleta, një dukuri shumë negative. Njerëzit nuk kanë edukimin e duhur. Një drejtues automjeti i drejtohet një kursi dhe bën një lloj trajnimi, një drejtues biçiklete nuk ka asnjë lloj trajnimi. Pra ai vjen direkt nga zona XY, vjen në qytet merr një biçikletë dhe me këtë biçikletë del në autostradë. Ku është e ndaluar që të qarkullojnë biçikletat. Ne jemi të detyruar që krahas kësaj të bëhet një analizë e përgjithshme. Për fat të keq nuk e kemi një analizë të tillë. Sinjalistika rrugore ka ecur goxha por nuk është aty ku duhet. Ajo që është kryesorja është te edukimi i drejtuesve të mjeteve. Edhe kur ka sinjalistikë njerëzit përplasen.
Ai tha se edukimi fillon që në fëmijërinë e hershme pasi nuk është lëndë më vete, edukimi i sigurisë rrugore është brenda njeriut.