Vasili: Jemi i vetmi popull në botë që diskutojmë datën e Çlirimit dhe Pavarësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2020, 21:25
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, aktori Laert Vasili u shpreh se do të diskutojmë datën e çlirimit dhe pavarësisë si i vetmi popull në botë.
Vasili: Ne nuk merremi dot vesh për një datë dhe s'kemi për tu marrë vesh ndonjëherë. Do të diskutojmë datën e çlirimit dhe pavarësisë si i vetmi popull në botë.
Basha duket i vetmuar, dhe as fitimtar, madje as i përgatitur për fitore. Këto janë si ato fjalimet që mbahen në ceremoni mortore. Nuk mund t ë vendosësh tufë me lule te dëshmorët me datë 28 nëntor.