Ju Flet Moska - Edi Rama të shkarkojë Erion Veliajn për skandalin "Becchetti"

Edi Rama të shkarkojë Erion Veliajn për skandalin "Becchetti" ishte tema e kësaj të hëne në emisionin "Ju Flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Veliaj e ka kërcënuar Becchettin për shkak të kritikave që i ka bërë ai me televizionin  e tij. Veliaj nuk i duron kritikat, këtë gjë e ka bërë qysh me lëvizjen Mjaft me fondet që i jepnin të huajt. U shfaq si një diktator qysh në shoqërinë civile dhe tani e shikon bashkinë e Tiranës si një feudal.

Ne jemi të dënuar të paguajmë 110 milionë euro si dëmshpërblim për mbylljen e Agon Channel. Dhuratë për Becchettin ishin mesazhet kërcënuese që Veliaj i dërgonte. Prandaj Veliaj duhet të mbajë përgjegjësi dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Ky investim i madh i ambasadave kryesore në tiranë doli një investim i kushtueshëm për vendin tonë për shkak të këtij vendimi. Vendi ynë ka marrë gjoba me shumë qeveri, por nuk ka ndodhur kurrë të jetë bërë një person shkak në mënyrë të drejtpërdrejtë për dënimin e një shteti.

Veliaj nuk do që t'i kujtohet kjo gjë. Edhe mediat e kontrolluara prej tij nuk e bëjnë atë fajtor. Prokuroria duhet të kishte vepruar, duhet të kishte nisur një hetim se si erdhi kjo faturë. Dihet që përgjegjësi është i qartë. Edhe kryeministri ka detyrim ligjorë që të shprehet dhe ta shkarkojë nga detyra Veliajn. Rama hesht dhe tregon se është peng i Lali Erit.

Çdo shqiptar që kupton dhe paguan taksa di të thotë që çfarë po ndodh këtu. Këtu po vidhet në një kohë që priten shpjegime për këtë faturë. Këtu sikur i thuhet gjykatës ndërkombëtare se ne jemi një qeveri mafie.