"Armata e sufllaqeve mbyll JOQ Albania në Facebook", administratori: Fundja, ata kanë mbyllur Shqipërinë
Mbylljen e “JOQ Albania” në Facebook e konfirmon edhe administratori i portalit Gentian Çekeli, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas tij, pas këtij sulmi ka një prapavijë politike nga grupe pranë qeverisë që kanë reportuar faqen në Facebook.
“Lajm i mirë për politikanët! Pas mbylljes së website-it, armata e sufllaqeve mbyll edhe JOQ Albania në Facebook. Lufta vijon…”. shkruan ai.
Ndërsa më tej shton: "fundja, ata kanë mbyllur Shqipërinë, kanë vrarë shpresën dhe kanë vrarë të ardhmen. Zoti, ju ruajtë".
Faqja e JOQ në Facebook kishte 2 milionë ndjekës dhe ishte kritike kryesisht ndaj shumë veprimeve të qeverisë, ndërsa po sort, JOQ Albania ka hapur një faqe tjetër të re në Facebook.
Fiks një vitë më parë, AKEP i bllokoi domain-in JOQ-it me një vendim më shumë se anbsurd.
Tani mbetet për tu parë nëse Facebook do të rikthejë sërish faqen apo censura do të vijojë...
Lexo edhe:
Pas bllokimit të domain-it, “Jeta osh Qef” mbyllet edhe në Facebook

