LSI i publikon premtimet e pambajtura Ramës

Përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë publikuar një video që tregon premtimet e pambajtura të qeverisë Rama në 7 vite qeverisje

Kryetarja e LSI ka ndarë postimin nga ish deputetja e LSI Klajda Gjosha ku shprehet se edhe dështimi që po shohim sot me Integrimin Europian ka ardhur si pasojë e premtimeve të pambajtura.

Monika Kryemadhi:  Shumë e vërtetë Klajda! Janë jo vetëm këto 9, por edhe shumë premtime të tjera që ai nuk i ka mbajtur. Edhe dështimi që po shohim sot me Integrimin Europian ka ardhur si pasojë e tyre. Është mirë t'ua kujtojmë njerëzve, në mënyrë që ata të gjykojnë vetë mbi atë çfarë ai ka premtuar dhe çfarë ka realizuar për të mbajtur pushtetin.

Njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i LSI Tiranë krahas videos së premtimeve shkruan se koha po  vjen dhe ndryshimin nuk e ndal dot më askush e asgjë.

Klevi Pojana: Mjafton të shikoni vetëm këto argumente dhe kuptohet qartë se fasadës së ‘Rilindjes’ i ka dalë boja! Tradhëtuan socialistët, tradhëtuan qytetarët, tradhëtuan Shqipërinë! Koha po vjen, dhe ndryshimin nuk e ndal dot më askush e asgjë!