Bashkë me kërkesat për vaksina anti-Covid shtohen edhe ato për frigoriferët ruajtës, ja sa kushtojnë
Ndërsa shtetet në botë vlerësojnë strategjitë e vaksinimit kundër Covid-19, një kompani franceze po rrit rendimentin për prodhimin e frigoriferëve që do i ruajnë vaksinat.
"Froilabo" u themelua si firmë më 1918-ën dhe prej vitesh ka si specialitet dhomat frigoriferike me temperatura shumë të ulëta.
Kërkesa për to është rritur kur dihet se vaksinat e njohura anti-Covid nga amerikanet "Moderna" dhe "Pfizer" kërkojnë që dozat e tyre të ruhen nën 70 gradë Celsius për një kohë të gjatë.
"Kjo është zona e dërgesave. 40 deri 50 për qind të xhiros tonë e sigurojmë në Francë, dhe pjesën tjetër e eksportojmë jashtë, në tregjet aziatike, në Amerikë, edhe në Europë."
Një frigorifer me kapacitet 700 litër kushton rreth 12 mijë euro.
Frigoriferët më të mëdhenj njëmijëlitërsh mund të mbajnë deri 58 mijë flakonë të vaksinës së "Pfizer"-it, që të ndara në rreth 5 doza për flakon llogariten gati 290 mijë doza gjithsej.
Kompania franceze parashikon ia ka besuar prodhimin në masë fabrikës në Rumani ndërsa për nevoja më të veçanta do të shfrytëzojë ndërmarrjen bazë në qytetin e Lionit.
"Kur punon me temperatura - 80 gradë Celsius, je i detyruar të respektosh një izolim thuajse perfekt për të evituar krijimin e brymës në derën hermetike ose brenda dhomës së klimatizuar. Është njësoj si në Antarktikë: po të kesh edhe rrjedhjen më të vogël të ajrit apo ujit, produktet brenda do të ngrinin direkt," tregon drejtori i kompanisë "Frualabo".
Franca pret që dozat e para të vaksinës mund t'u mundësohen qytetarëve brenda muajit dhjetor.
Kompania kryesore franceze e fluturimeve po planifikon t'i transportojë vaksinat edhe në vendet e tjera të botës me anë të kontejnerëve të posaçëm në temperatura -80 gradë Celsius.
Me miliona doza vaksine kundër kovidit-19 ka porositur edhe Bashkimi Europian, për të reaguar ndaj pandemisë që ka vrarë mbi 300 mijë dhe ka infektuar 13 milionë persona të tjerë në Europë.