Nisma për përgjegjësinë e bizneseve, dështon referendumi në Zvicër

Votuesit zvicerianë kanë refuzuar një propozim, i cili pritej t’i bënte bizneset përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shkatërrimin e mjedisit përreth.

Edhe pse nisma u mbështet shumë, ajo nuk arriti të mblidhte mjaftueshëm vota në kontonet e Zvicrës.

Qeveria dhe bizneset dolën hapur kundër këtij propozimi.

Një propozim tjetër për të ndaluar financimin publik të prodhuesve të armëve u refuzua gjithashtu.
Iniciativa e përgjegjësisë së bizneseve mori 50.7% të votave në të gjithë vendin, por vetëm ajo fitoi një shumicë në rreth një të tretën e kantoneve.

Është hera e parë në më shumë se gjysmë shekulli që një masë referendumi ka dështuar në baza rajonale, pavarësisht marrjes së një shumice popullore në të gjithë vendin.

Sakaq ky propozim parashikonte që qytetarët që mendonin se i ishin shkelur të drejtat, mund të padisnin kompanitë zviceriane në gjykatë. Ndërkohë që kompanitë duhet të provonin para trupër gjykuese se kishin marrë masa për të shmangur dëmin për të cilin akuzoheshin.