"E kundërshtova disa vite më parë", sistemi “Halo” i shpëtoi jetën pilotit të F1

Piloti i Hass Romain Grosjean shpëtoi mrekullisht pasi makina me të cilën po garonte, u përplas me trafikndarësen duke u ndarë më dysh dhe duke shpërthyer në flakë.

Grosjean ka dashur të qetësojë të gjithë fansat e tij me një video, për të treguar se është mirë dhe se shumë shpejt do të rikthehet.

Shoferi i Haas ishte bllokuar për 20 sekonda në makinën e tij në një prej xhirove të GP të zhvilluar në Bahreint, ndërkohë që u dërgua me urgjencë në spital për t’u trajtuar për djegiet e marra.

Në videon ku u shfaq duke buzëqeshur, 34 vjeçari u shpreh se “Jam ok. Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet. Nuk isha për “halo” disa vite më parë, por mendoj se është gjëja më e mirë që kemi bërë për Formula 1, sepse pa të nuk do mund të flisja sot me ju. Faleminderit të gjithë stafit mjekësor."

Kolegët e tij e kanë cilësuar Romain Grosjean si me shumë fat që është gjallë.

Ai u shpëtua në kohë rekord nga doktorrët dhe zjarrfikësit, ndërkohë që F1 ka nisur hetimet për qartësimin e shkaqeve të aksidentit.

Sistemi “Halo” është një projekt që mbron pilotët nga përplasjet dhe incidentet gjatë garave.