“Sulmi zgjati tre minuta” Dalin detajet mbi vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian

Shkencëtari bërthamor iranian,Mohsen Fakhrizadeh mbeti i vrarë ditën e premte pasi u qëllua nga një mitraloz i drejtuar me telekomandë.

Me zyrtarët e lartë iranianë që fajësojnë Izraelin, lideri suprem Ayatollah Seyyed Ali Khamenei dhe të tjerët kanë premtuar hakmarrje për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili ishte shkencëtari kryesor bërthamor i vendit.

Një raport i botuar ditën e djelë nga Fars News tha se Fakhrizadeh po udhëtonte me gruan e tij të premten në një makinë të blinduar. Atë e shoqëronin dhe te automjete të personelit të  sigurimit , kur dëgjoi se diçka që tingëllonte si plumba po godisnin automjetin. Në atë moment ai doli nga makina për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur.

Kur ai doli nga automjeti, një mitraloz me telekomandë hapi zjarr nga një automjet i tipit Nissan që kishte ndaluar rreth 150 metra nga makina e Fakhrizadeh, tha Fars News.

Fakhrizadeh u qëllua të paktën tri herë, ku bashkë me të edhe trupëroja i tij. Pas të shtënave me armë, Nissan shpërtheu, njofton Fars News, duke shtuar se sulmi zgjati vetëm tre minuta.