"Jam krenar" Biden u beson komunikimin me mediat grave

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka emëruar një ekip shtypi për të gjitha gratë, në atë që zyra e tij pretendon se është e para në historinë e vendit.

Ky ekip do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendëse drejtore e komunikimit të fushatës për Z. Biden.

Ndërsa, Jen Psaki, e cila gjatë qëverisjes së Obamës ishtë drejtoresha e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, do të jetë sekretare e shtypit.

Z. Biden ka premtuar të ndërtojë një administratë të larmishme që pasqyron vendin.

"Unë jam krenar të shpall sot ekipin e parë të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë të përbërë tërësisht nga gra. Këto komunikuese të kualifikuara, me përvojë sjellin perspektiva të ndryshme në punën e tyre dhe një angazhim të përbashkët për ndërtimin e këtij vendi më mirë." - tha Biden gjatë deklaratës të bërë.

Dy ndihmëset kryesore të shtypit për Zëvendës-Presidenten e zgjedhur Kamala Harris do të jenë Symone Sanders dhe Ashley Etienne.

Pas fitores së tij në zgjedhje, Z. Biden ka zbuluar zgjedhjet e tij të para për pozitat e larta të kabinetit.

Javën e kaluar, ai tha se zgjedhja e tij është "një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer". Ai shtoi se ekipi i tij do ta mbante vendin "të sigurt" teksa udhëhiqte botën.