Më shumë se 2.5 milion njerëz në Britani do të marrin falas vitaminën D
Më shumë se 2.5 milionë njerëz pjesë e shtresave vulnerable, përfshirë të sëmurët dhe të moshuarit, në Britaninë e Madhe do të marrin falas vitaminën D si pjesë e përpjekjeve të vendit për të luftuar COVID-19 këtë dimër.
Dorëzimet do të fillojnë në janar, duke siguruar vitaminën D për 4 muaj muaj
Autoritetet e shëndetit publik në Britani këshillojnë të gjithë të marrin 10 mikrogramë vitaminë D në ditë midis tetorit dhe fillimit të marsit, veçanërisht të moshuarit, njerëzit që nuk dalin jashtë dhe ata me lëkurë të errët.
Vitamina D shpesh quhet vitamina e diellit sepse, nga rreth fundi i marsit deri në fund të shtatorit, shumica e njerëzve duhet të jenë në gjendje të marrin të gjithë vitaminën D të nevojshme nga rrezet e diellit. Trupi krijon vitaminë D nga rrezet e diellit direkte në lëkurë.
Për shkak të pandemisë Covid-19 dhe masave të bllokimit që i mbajnë njerëzit brenda më shumë se normalisht, shumë njerëz mund të kenë një rrezik më të lartë të mungesës së vitaminës D raporton The Guardians