Italia kalon shifrën e 1.5 milion infektimeve, 541 viktima në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 17:42
Gjatë 24 orëve të fundit Italia regjistron 20.648 raste të reja me Covid-19, ndërsa 541 pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin.
Sipas mediave italiane, në 24 orë janë bërë 176,934 tamponë, ndërsa 13,642 pacientë janë shëruar.
Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 1,585,178, ndërsa ai i viktimave në 54,904, raporton Ora News.
Lombardia vijon të jetë rajoni me më shumë raste të regjistruara: 3203, e ndjekur nga Veneto me 2617 dhe Campania me 2022.
Pas tyre vijnë Piemonte (2.021), Lazio (1.993), Emilia-Romagna (1.850) dhe Sicilia (1.024).
Në rajonet e tjera nuk është arritur shifra 1000 infektime ditore.